Në Serbi raportohet se Vuçiqi do të japë dorëheqje

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq do të japë dorëheqje dhe Serbia do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, ka raportuar Blici serb.

Sipas mediumit Vuçiqi do ta shpallë kandidaturën për kryeministër në zgjedhjet që pritet të mbahen në shtator.

Mediumi thotë se deri te vendimi ka ardhur pas një fjalimi të ashpër që Vuçiq e ka bërë në samitin e partisë që ai drejton.

“Është më mirë të hysh në opozitë se sa të lejosh që interesat partiake dhe private të drejtojnë vendin. Unë jam gati të shkoj në zgjedhje si kandidat për kryeministër, por nuk do të dorëzohem nën shantazh“, raportohet të ketë thënë Vuçiq.

Vuçiq raportohet të ketë thënë gjithashtu se “ai është ngopur me njerëz të korruptuar që duan të pasurohen në kurriz të partisë dhe sa herë që duhej të luftonin për vendin dhe popullin, ata ishin të parët që e kthenin shpinën.” .