Rrethe të shumta të Shangait janë ende në mbyllje, pavarësisht heqjes së kufizimeve kundër Covid-19 në të gjithë qytetin, sipas CNN.
Në fakt, gati dy milionë nga 26 milionë banorë janë ende të bllokuar në shtëpi në lagjet e ashtuquajtura me ‘rrezik të lartë’ në qytet.
Gjërat u përkeqësuan edhe më shumë të enjten, kur u zbuluan shtatë raste të reja të koronavirusit në rrethet e Jing’an dhe Pudong dhe katër lagje – të përcaktuara si ‘rrezik mesatar’, të cilat u mbyllën përsëri për 14 ditë.
Bllokimi total në qytet u vendos dy muaj më parë. /atsh








