Në Tiranë është mbajtur protestë antiqeveritare, ndërkohë autoritetet morën masa të larta të sigurisë, raporton Anadolu.
Protesta e organizuar nga partia opozitare, Partia Demokratike, u mbajt para selisë së sallave të seancave plenare të Kuvendit të Shqipërisë, edhe me kërkesën për dorëheqjen të kryeministrit Edi Rama.
Protesta u mbajt gjatë kohës së zhvillimit të seancës plenare të Kuvendit të Shqipërisë, mbi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) mbi dhënin e autorizimit “për arrestimin/heqjen e lirisë” ndaj ish-zëvendëskryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, kërkesë e cila u rrëzua.
Të pranishëm në protestë pas seancës parlamentare ishin kryetari i PD-së, Sali Berisha, si dhe deputetë të opozitës. Gjatë fjalës në protestë Berisha u shpreh se protestuesit po protestojnë “në mbrojtje të Kushtetutës dhe në mbrojtje të dinjitetit njerëzor”.
Autoritetet morën masa shtesë të sigurisë, ku u angazhuan qindra forca policore për protestën dhe ruajtjen e selive të institucioneve, si dhe u bllokuan edhe disa akse rrugore.
Në seancën e sotme u rrëzua kërkesa e SPAK-ut për çështjen Balluku, e cila akuzohet për veprën penale “shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike”. Shumica parlamentare ka pretenduar se për rastin e Ballukut nuk ka akuzë për korrupsion dhe akuzë për pengim të drejtësisë.
Ndërkohë, opozita pretendon se janë pro miratimit të kërkesës së prokurorisë, pasi sipas Partisë Demokratike, Balluku “rrezikon të prishë provat”.
Në muajt e fundit në Shqipëri janë organizuar protesta antiqeveritare, me kërkesën për dorëheqje te kryeministrit Edi Rama. Disa protesta janë shoqëruar edhe me tensione, ndërkohë deputetët e opozitës kanë paralajmëruar vijimin e protestave.





