Në spitalet e Kosovës 232 pacientë me coronavirus, prej tyre 152 me oksigjeno-terapi

Në të gjitha spitalet e Kosovës aktualisht 236 pacientë janë duke marrë tretman mjekësor nga COVID-19, prej tyre 232 janë konfirmuar më këtë virus.

Sipas Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK) 152 pacientë janë me oksigjeno-terapi, në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive janë 12 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 87 pacientë

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive,12 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 11 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 15 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 6 pacientë

Spitali i Prizrenit, 15 pacientë

Spitali i Pejës, 23 pacientë

Spitali i Gjakovës, 20 pacientë

Spitalit Mitrovicës, 18 pacientë

Spitali i Ferizajt, 7 pacientë

Spitali i Gjilanit, 20 pacientë

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë e Kosovës të martën ka njoftuar se janë regjistruar edhe gjashtë viktima nga coronavirusi dhe 2,033 raste të reja të të infektuarve.

Sipas shifrave të publikuara të martën, 3,329 persona janë shëruar nga coronavirusi, ndërsa raste aktive mbeten 32,906.

Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit kundër coronavirusit në mars të vitit të kaluar.

Deri më tash, mbi 44 për qind e qytetarëve janë vaksinuar plotësisht – me dy doza.

Dhënia e dozës së tretë dhe asaj përforcuese në Kosovë ka nisur në dhjetor.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, mbi 38,000 qytetarë kanë marrë dozën e tretë, ndërsa atë përforcuese mbi 44,000.

Dozën përforcuese dhe dozën e tretë mund ta marrin të gjithë personat mbi 18 vjeç.