Të paktën 6 civilë u vranë dhe 12 u plagosën në sulmet e ndërmarra në zonën e deeskalimit në Idlib nga Rusia, mbështetësi i regjimit të Bashar al-Asadit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga Observatori i opozitarëve për vëzhgimin e avionëve, mësohet se regjimi i Asadit dhe Rusia kanë kryer sulme ajrore intensive në fshatrat Bsakla, Maarethırme, Kefer Secne, Kefer Avid, Hish, Sfuhen, İhsem, Tuh të Idlibit dhe në fshatin Kibbane të Latakias.
Ndërkohë sipas informacioneve të marra nga burimet e Mbrojtjes Civile (Beretat e Bardha) bëhet e ditur se në sulmet e Rusisë që nga orët e mëngjesit e deri më tani kanë humbur jetën 6 civilë nga të cilët 3 në fshatin Bsakla, 1 në fshatin Maarethırme dhe 2 në fshatin Kefer Secne.
Duke bërë të ditur se në sulme janë plagosur gjithashtu edhe 12 civilë, burimet e Mbrojtjes Civile kanë shprehur shqetësime se mund të rritet numri i vrarëve dhe të plagosurve.








