Tmerr te “5 Maji” prej zjarrit në një pallat banimi
Zjarri në një pallat të ri banimi në Tiranë ka shkaktuar një shok në kryeqytet, pasi llogaritet si më i rëndi vitet e fundit, gjykuar nga përmasat. Janë pamje që korrespondojnë në imazhe me ato në të konfliktit në Lindjen e Mesme, por gjithçka ka ndodhur nën rutinën e zakonshme shqiptare, ku sakaq prishet rendi i gjërave.

Pallati nën flakë ndodhet përballë QSUT-së në zonën e “5 Majit”.
Raportohet se disa banorë janë evakuuar, por të tjerë kanë mbetur të bllokuar.
Po ashtu zjarrfikësit, kanë shpëtuar më parë një të moshuar duke e larguar nga apartamenti që ishte përfshirë nga flakët.
Shkaqet e rënies së zjarrit nuk dihen ende. /tesheshi.com/


