Në xhamitë e Kosovës u bë thirrje për zbatimin e masave qeveritare

Në të gjitha xhamitë e vendit në namazin e xhumasë u bë thirrje për respektimin e masave qeveritare kundër koronavirusit.

Ligjërata e sotme në xhamitë e Kosovës, iu kushtua pikërisht koronavirusit, ndërsa ishte më e shkurtër se zakonisht, kjo si masë mbrojtëse.

E kishte ndër ata që në xhami erdhën me maska mbrojtëse.

Myftiu Naim Tërnava gjatë ditës bëri të ditur se nesër do të marrin vendim për dezinfektimin e të gjitha xhamive në nivel vendi.