Një kirurg britanik që operoi të vetmin fëmijë të mbijetuar nga një sulm izraelit në shtëpinë e mjekut palestinez Dr. Alaa al-Najjar, ka deklaruar se djali, Adam, mund të përballet me pasoja afatgjata, edhe nëse i mbijeton plagëve fizike.
Nga dhjetë fëmijët e al-Najjar, nëntë u vranë nga sulmi, ndërsa familja nuk ka arritur ende të nxjerrë trupat e dy prej tyre nga rrënojat për t’i varrosur.
“Adami i vogël nëse arrin të mbijetojë, nëna e tij dhe babai (i cili vdiq pastaj), kanë përjetuar një tragjedi të paimagjinueshme. Edhe nëse ai shërohet fizikisht, nuk e dimë sa i rëndë është dëmtimi traumatik në tru, dhe aq më pak pasojat psikologjike që mund të zgjasin gjithë jetën,” tha Dr. Graeme Groom nga Spitali Nasser në Gaza për Al Jazeera.
Ai shtoi: “Popullsia këtu në Palestinë është jashtëzakonisht e qëndrueshme. Por ata nuk duan të njihen si të qëndrueshëm – ata duan që bombardimet të ndalen.” /mesazhi









