Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Nëntëbinjakët e famshëm nga Mali bëhen gati të nisin shkollën

Nëntëbinjakët e famshëm nga Mali bëhen gati të nisin shkollën

Halima Cissé with her nonuplets during their fifth birthday.

Nëna e nëntëbinjakëve të vetëm në botë që kanë mbijetuar ka treguar se familja po përgatitet për një hap të ri dhe emocionues, pasi fëmijët do të nisin shkollën pas mbushjes së pesë vjetëve.

Pesë vajzat dhe katër djemtë festuan ditëlindjen këtë javë në Mali së bashku me prindërit e tyre, Halima Cissé dhe Abdelkader Arby, si dhe motrën e madhe shtatëvjeçare.

“Fëmijët janë shumë mirë, falë Zotit. Janë të shëndetshëm, aktivë dhe plot gëzim,” tha Halima Cissé për faqen e Guinness World Records, duke shtuar se fillimi i shkollës është një ndryshim i madh për familjen.

Nëntëbinjakët u bënë të famshëm në mbarë botën në vitin 2021, kur lindën para kohe, në javën e 30-të të shtatzënisë, përmes operacionit cezarian në Casablanca të Marokut.

Secili prej foshnjave peshonte mes 500 gramë dhe 1 kilogram në lindje. Ata kaluan nëntë muajt e parë në Marok para se të ktheheshin në Mali.

Vajzat quhen Kadidia, Fatouma, Hawa, Adama dhe Oumou, ndërsa djemtë Mohammed, Oumar, Elhadji dhe Bah.

Familja publikoi fotografi nga festa e ditëlindjes, ndërsa nëna e tyre tregoi se fëmijët kanë lidhje shumë të fortë me njëri-tjetrin dhe kalojnë shumicën e kohës duke luajtur së bashku.

“Ata kanë personalitete të ndryshme. Disa janë më energjikë, ndërsa të tjerët më të qetë, por mbeten shumë të lidhur me njëri-tjetrin,” tha ajo. /mesazhi