Ky fëmijë, i cili luajti rolin e Osmanit të vogël, birit të Ertugrulit, në serialin “Ertugruli”, u pyet në një intervistë:
“Nëse do ta takoje Pejgamberin Muhamed, alejhi selam, çfarë do ta pyesje?”
Ai u përgjigj:
“Nuk do ta pyesja asgjë. Besoj se ai, alejhi selam, me jetën, fjalët dhe veprat e tij, tashmë u ka dhënë përgjigje të gjitha pyetjeve tona. Përkundrazi, do të kisha frikë se mos ai do të më pyeste: ‘A e ke lexuar jetën time? A e ke njohur sunetin tim? A e ke ndjekur shembullin tim?’ Dhe nuk do ta dija çfarë t’i përgjigjesha.”
Sa prekëse është kjo përgjigje! Në vend që të mendojmë se çfarë do ta pyesnim të Dërguarin e Allahut, alejhi selam, ndoshta duhet të pyesim veten: Sa e kemi njohur jetën e tij dhe sa e kemi ndjekur rrugën e tij?
Allahu na bëftë prej atyre që e njohin, e duan dhe e pasojnë me sinqeritet të Dërguarin e Tij, Muhamedit, alejhi selam. Amin.
—————————————————-
Burimi (turqisht): Emre Üçtepe, “Ben Peygamberimize Nasıl Soru Sorabilirim ki?”, programi Son33, MyMecra, intervistë me Orhan Karaağaç, 29 tetor 2022.








