Ballina Artikuj Nese me te vertete e don një jetë të lumtur!

Nese me te vertete e don një jetë të lumtur!

Azem Kovaçi

Nëse dëshiron të jetosh në qetësinë shpirtërore, në kthjelltësinë mendore dhe një trup të shëndetshëm, duhet t’i përmbahesh katër parimeve për një jetë të këndshme, e cila do të mbushet me gëzime dhe lumturi. Ato janë: falënderimi ndaj Zotit, durimi (sabri), lumturia dhe kënaqësia.

*1. Kush jeton me falënderim, bekohet.*

*2. Kush jeton me durim, shërohet nga dhimbjet.*

*3. Kush jeton i lumtur me gjithçka që ka përjetuar dhe çfarë do të përjetojë, është në paqe me veten.*

*4. Kush jeton i kënaqur me furnizimin e Zotit, si do që të jetë ai, gjen paqen dhe lumturinë.*

*Ata që jetojnë në përputhje me këto parime, jetojnë një jetë të lumtur dhe të kënaqur.*

Azem Kovaçi