Nëse dëshiron të jetosh në qetësinë shpirtërore, në kthjelltësinë mendore dhe një trup të shëndetshëm, duhet t’i përmbahesh katër parimeve për një jetë të këndshme, e cila do të mbushet me gëzime dhe lumturi. Ato janë: falënderimi ndaj Zotit, durimi (sabri), lumturia dhe kënaqësia.
*1. Kush jeton me falënderim, bekohet.*
*2. Kush jeton me durim, shërohet nga dhimbjet.*
*3. Kush jeton i lumtur me gjithçka që ka përjetuar dhe çfarë do të përjetojë, është në paqe me veten.*
*4. Kush jeton i kënaqur me furnizimin e Zotit, si do që të jetë ai, gjen paqen dhe lumturinë.*
*Ata që jetojnë në përputhje me këto parime, jetojnë një jetë të lumtur dhe të kënaqur.*
Azem Kovaçi








