Një nga strategjitë më të sofistikuara të së keqes thotë keshtu:
Mos e sulmo ndershmërinë, por diskreditoje njeriun e ndershëm.
E njejta gje ndodhi me popujt kur nuk i pranon mesazhet hyjnore qe i sillnin pejgamberet e Zotit, fillonin ti atakonin ata me llojlloj akuze
Mos e sulmo drejtësinë, por vër në dyshim motivet e atij që kërkon drejtësi.
Mos e sulmo moralin, por gjej një dobësi te njeriu që flet për moralin.
Mos e kundërshto argumentin, por sulmo karakterin e atij që e parashtron.
Dhe nëse ai njeri bën një gabim, mos e trajto si gabim individual, por përdore për ta diskredituar gjithë vlerën që ai përfaqëson.
Kështu krijohet një përmbysje e rrezikshme: i ndershmi fillon të duket i dyshimtë, i moralshmi i ngurtë, i drejti arrogant, ndërsa njeriu pa parime paraqitet si realist dhe modern.
Në fund, askush nuk e ka shpallur luftën kundër ndershmërisë, drejtësisë apo moralit. Por të gjithë kanë mësuar të dyshojnë te njerëzit që përpiqen t’i jetojnë këto vlera.
Sepse njëra nga mënyrat më të lehta për ta dobësuar një vlerë nuk është ta sulmosh drejtpërdrejt, por ta bësh të neveritshëm përfaqësuesin e saj.
Dhe këtu duhet të jemi të kujdesshëm: njeriu nuk është vetë virtyti. Ai mund të gabojë, të dështojë e të jetë kontradiktor. Por gabimet e tij nuk e zhvlerësojnë të vërtetën që ai mund të jetë duke mbrojtur.
Hoxhë Halil Avdulli








