“Nëse nuk arrihet marrëveshje për Brexit-in, përgjegjësia bie mbi Britaninë”

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker tha se Britania e Madhe do të jetë përgjegjëse nëse nuk arrihet marrëveshje për çështjen e Brexit-it, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për gazetën gjermane “Augsburger Allgemeine Zeitung”, Junker ka paralajmëruar britanikët kundër situatës së dështimit të bisedimeve për Brexit-in. “Nëse nuk arrihet marrëveshje në fund të bisedimeve për Brexit-in, përgjegjësia për këtë do të bie mbi Britaninë”, tha ai.

Juncker tha më tej se marrëveshja e Tregtisë së Lirë do të jetë shumë e komplikuar për BE-në nëse nuk përfundojnë bisedime për Brexit-in. 

Pasi ka vënë theksin se beson se bisedimet do të përfundojnë me marrëveshje, Juncker tha se “Për këtë po punojmë intensivisht. Unë dhe (negociatori i BE-së për Brexit-in) Michel Barnier po bëjmë gjithçka për arritjen e një marrëveshjeje”.

Përveç kësaj, Juncker theksoi se do të ishte një fatkeqësi si për Britaninë ashtu edhe për BE-në nëse Britania largohet nga BE-ja pa marrëveshje.