Anemia është një sëmundje që ndodh kur trupi juaj nuk ka mjaftueshëm qeliza të kuqe të gjakut. Kjo shkaktohet zakonisht nga humbja e gjakut, shkatërrimi i qelizave apo paaftësia e trupit tuaj për të prodhuar mjaftueshëm të tilla.
Ka shumë lloje të anemisë, ku ai më i përhapuri është ai i mungesës së hekurit. Qelizat e kuqe të gjakut prodhojnë një proteinë të qujatur hemoglobinë. Pa hekur të mjaftueshëm, trupi juaj nuk mund të prodhojë sasinë e duhur të hemoglobinës që qelizat të furnizojnë trupin me gjak të pasur me oksigjen.
Një dietë e pasur me hekur dhe vitamina B është e rëndësishme nëse keni anemi. Duhet të konsultoheni me mjekun për medikamentet që duhen marrë apo sasinë e hekurit që duhet të konsumoni.
Por cilat janë ushqimet që njerëzit anemikë duhet të hanë më së shumti?
Ushqimet e gjelbërta
Ushqimet e gjelbërta, sidomos ato në ngjyrë të errët, janë burimi më i mirë për të marrë hekur që vjen nga prodhimet bimore. Këtu përfshihet spinaqi, lakra apo kastraveci, shkruan blitz.al. Për një çlirim më të madh të sasisë së hekurit, konsumojini këto ushqime të shoqëruara me ato që përmbajnë vitaminë C si për shembull portokallët, specat e kuq apo luleshtrydhet.
Mish dhe pulë
Mishi dhe pula përmbajnë hekur në sasinë e nevojshme. Mishi i kuq, ai i qengjit dhe i drerit janë zgjedhjet më të mira. Ndërkohë pula ka sasi më të vogla hekuri. Shoqërojini këto me perimet e mësiprme dhe bëhet zgjedhja optimale.
Mëlçia
Shumë njerëz nuk i preferojnë, por organet e brendshme janë një burim i mirë i hekurit. Mëlçia sugjerohet më së shumti, shoqëruar nga zemra, veshka apo gjuha.
Ushqime deti
Ushqimet e detit janë një tjetër zgjedhje perfekte. Konsumoni të tilla si karkalecë, sardele, peshk ton, salmon apo merluc.
Të tjera ushqime të pasura me hekur janë fasulet, thjerrëzat apo dhe arrat e farat e lulediellit/kungullit.