Nesër raundi i dytë i grupeve në Ligën e Kampionëve

Nesër do të fillojë java e dytë e ndeshjeve të sezonit 2020-2021 të Ligës së Kampionëve të UEFA-së, garës më prestigjioze të futbollit evropian të klubeve, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndeshjet e raundit të dytë do të luhen më 27 dhe 28 tetor, ndërkohë që përballja derbi që dallohet këtë javë është ajo midis Juventusit dhe Barcelonës që do të zhvillohet të mërkurën.

Ndërkaq, Medipol Başakşehir, ekipi që këtë vit po përfaqëson Turqinë në Ligën e Kampionëve, të mërkurën do ta presë kampionin francez Paris-Saint Germain.

Programi i ndeshjeve:

E martë (27.10.2020)

18:55 Lokomotiv Moscow (Rusi) – Bayern Munich (Gjermani)

18:55 Shakhtar Donetsk (Ukrainë) – Inter (Itali)

21:00 Atletico Madrid (Spanjë) – Salzburg (Austri)

21:00 Borussia Mönchengladbach (Gjermani) – Real Madrid (Spanjë)

21:00 Olympique Marseille (Francë) – Manchester City (Angli)

21:00 Porto (Portugali) – Olympiakos (Greqi)

21:00 Atalanta (Itali) – Ajax (Holandë)

21:00 Liverpool (Angli) – Midtjylland (Danimarkë)

E mërkurë (28.10.2020)

18:55 Krasnodar (Rusi) – Chelsea (Angli)

18:55 Medipol Başakşehir (Turqi) – Paris Saint-Germain (Francë)

21:00 Sevilla (Spanjë) – Rennes (Francë)

21:00 Borussia Dortmund (Gjermani) – Zenit (Rusi)

21:00 Club Brugge (Belgjikë) – Lazio (Itali)

21:00 Ferencvaros (Hungari) – Dinamo Kiev (Ukrainë)

21:00 Juventus (Itali) – Barcelona (Spanjë)

21:00 Manchester United (Angli) – Leipzig (Gjermani)