Nesër seancë e jashtëzakonshme për Platformën

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që nesër në orën 09:00 të mbahet seancë e jashtëzakonshme me kërkesë të kryeministrit Ramush Haradinaj.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se Kryesia e Kuvendit ka marrë vendim që seanca për Platformën e dialogut të mbahet nesër me fillim nga ora 9:00.

“Seanca është ftuar për në ora 9 nesër me kërkesë të kryeministrit”, tha Veseli.

Ai ka thënë se në orën 9 mbahet kjo seancë, ndërsa në orën 10 vazhdon seanca e rregullt.