Netanyahu emëron sekretarin e tij ushtarak si shef të ri të Mossad-it

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu emëroi të enjten sekretarin e tij ushtarak, gjeneralmajor Roman Gofman, si kreun e ardhshëm të Mossad-it, shërbimit të inteligjencës përgjegjës për operacionet jashtë shtetit të Izraelit, transmeton Anadolu.

“Pas intervistimit të kandidatëve të ndryshëm, kryeministri Benjamin Netanyahu ka vendosur të emërojë sekretarin e tij ushtarak, gjeneralmajor Roman Gofman, në pozicionin e Drejtorit të Mossad-it të Shtetit të Izraelit”, tha zyra e tij në një deklaratë.

Gofman do të zëvendësojë kreun aktual të Mossad-it, David Barnea, i cili do të përfundojë mandatin e tij pesëvjeçar në qershor 2026, shtoi deklarata.