Holanda të dielën shënoi Ditën Ndërkombëtare të Solidaritetit me Popullin Palestinez, duke rikonfirmuar mbështetjen e saj për një zgjidhje të negociuar me dy shtete, me qëllim arritjen e paqes së qëndrueshme mes izraelitëve dhe palestinezëve, transmeton Anadolu.
Në një postim në platformën sociale amerikane X, Ministria e Jashtme holandeze rikonfirmoi mbështetjen për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, të bazuar në një zgjidhje të negociuar me dy shtete.
“Në këtë kuadër, Holanda do të presë nesër, së bashku me Indonezinë, një takim të nivelit të lartë të Aleancës Globale për Zbatimin e Zgjidhjes me Dy Shtete”, thuhet në postim.
Të hënën, të dy vendet do të bashkëdrejtojnë takimin e nivelit të lartë në Hagë, i cili synon ta shndërrojë mbështetjen politike në masa të koordinuara për mbrojtjen e shtetësisë palestineze, respektimin e së drejtës ndërkombëtare dhe përfundimin e pushtimit izraelit.





