Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Netanyahu: Kanë mbetur katër orë për ta shpëtuar Izraelin

Netanyahu: Kanë mbetur katër orë për ta shpëtuar Izraelin

Israel’s Prime Minister Benjamin Netanyahu is pictured after voting at a polling station in Jerusalem [Jewel Samad/Pool via Reuters]

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u ka bërë thirrje sërish mbështetësve të tij që të dalin dhe të votojnë në zgjedhje.

Në një postim në platformën X, të publikuar në orën 18:03 sipas kohës lokale, Netanyahu deklaroi se kishin mbetur edhe katër orë „për ta shpëtuar Izraelin“.

Kryeministri është kritikuar për përhapje të frikës dhe nxitje, pasi më herët paralajmëroi se qytetarët palestinezë të Izraelit po „vraponin drejt kutive të votimit“.

Qendrat e votimit pritet të mbyllen në orën 22:00, por Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se personat që do të jenë në radhë në atë moment do të lejohen të votojnë. /mesazhi