Netanyahu i thotë medias amerikane se nuk do të “vendosë një afat” për përfundimin e mundshëm të luftës me Iranin
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i ka thënë televizionit amerikan Newsmax se nuk dëshiron të “vendosë një afat” për kohën se kur pritet të përfundojë lufta me Iranin.
Netanyahu thotë se lufta është “padyshim përtej gjysmës” dhe se Republika Islamike e Iranit përfundimisht do të “shembet nga brenda”, raporton agjencia e lajmeve AFP.





