Netanyahu udhëton drejt SHBA-së për bisedime rajonale me Trump, mes rritjes së pakënaqësisë ndaj Izraelit

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pritet të zhvillojë një takim me presidentin amerikan Donald Trump, në kuadër të një vizite në Shtetet e Bashkuara, ku në fokus do të jenë bisedimet rajonale dhe e ardhmja e armëpushimit në Gaza.

Sipas burimeve zyrtare, dy liderët do të diskutojnë për ecurinë e fazës së dytë të marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, si dhe për çështje të tjera të sigurisë në Lindjen e Mesme. Takimi zhvillohet në një kohë kur po rritet frustrimi ndërkombëtar ndaj Izraelit për shkak të shkeljeve të armëpushimit dhe krizës së thellë humanitare në Gaza.

Vizita e Netanyahut në SHBA shihet si përpjekje për të forcuar mbështetjen amerikane dhe për të koordinuar hapat e ardhshëm politikë dhe ushtarakë në rajon. /mesazhi