Neuralink nuk komentoi rreth pajisjes apo çfarë pret prej saj në momentin që testimet njerëzore do të fillojnë.
Startupi i çipeve të trurit Neuralink në pronësi të Elon Musk tha ditën e Marte se implantet e saj eksperimentale të rikthimit të shikimit kanë marrë aprovimin e autoriteteve shëndetësore Amerikane të cilat e kanë konsideruar një shpikje të madhe.
Pajisja eksperimentale quajtur Blindsight, do tu mundësojë edhe atyre njerëzve që kanë humbur të dy sytë përfshirë nervin e tyre optik të shikojnë.
Neuralink nuk komentoi rreth pajisjes apo çfarë pret prej saj në momentin që testimet njerëzore do të fillojnë.
Themeluar në 2016-ën nga Musk dhe një grup inxhinierësh, Neuralink aktualisht ndërton çipe të cilat vendosen në trurin e njeriut dhe ndihmojnë pacientët të lëvizin apo komunikojnë përsëri.
Inovacioni më i fundit bën të mundur rikthimin e shikimit. Pajisja e Neuralink ka një çip që përpunon dhe transmeton sinjalet neurale dhe mund të transmetojë në pajisje si kompjuter apo telefon.
Startupi gjithashtu po teston një dizajn implanti ku njerëzit e paralizuar mund të përdorin pajisjet vetëm përmes mendjes. Një teknologji e tillë do të ndihmonte njerëzit me dëmtime të shtyllës kurrizore.
Në fillim të këtij viti, Neuralink e implantoi me sukses pajisjen te pacienti i dytë, i cili e përdori atë për të luajtur video lojëra dhe për të mësuar se si të dizajnonte objekte 3D.