Neutralizohen dy pjesëtarë të PKK-së në veri të Irakut

Të paktën dy pjesëtarë të organizatës terroriste PKK janë neutralizuar gjatë një sulmi ajror të forcave turke në veri të Irakut, raporton Anadolu Agency (AA).

Operacioni është kryer në zonën Metina ndërsa terroristët janë vrarë derisa planifikonin sulm. Gjatë aksionit antiterrorist janë shkatërruar strehimore, depo armatimi dhe municioni.

PKK është një organizatë separatiste e cila gjendet në listën e grupeve terroriste në Turqi, Bashkimin Evropian dhe SHBA. Gjatë fushatës së saj terroriste kundër Turqisë, terroristët e PKK-së kanë vrarë të paktën 40.000 persona.