Erbakani nuk ishte hoxhë (dijetar islam) dhe as që ka studiuar për Sheriat. Ai ishte inxhinier mekanik, me gradë doktor të fituar nga universiteti Aachen në Gjermani, por ai besonte se Islami nuk është dërguar që të burgoset në xhami, por për të udhëhequr shoqërinë!
Nexhmudin Erbakani thoshte: Myslimanët, të cilët nuk interesohen për politikën, ata do të sundohen prej politikanëve që nuk interesohen për Islamin!
Për këtë arsye, ai vendosi të hyjë në betejën e politikës. Për herë të parë pati sukses dhe hyri deputet, por ai u ndalua të hynte në parlament për shkak të armiqësisë së tij ndaj laikëve, edhe pse njëri prej parimeve kryesore të laicizmit është respektimi i vendimeve të popullit në votime.
Erbakani nuk u dorëzua, por vazhdoi të forcohet dita ditës, derisa u bë zëvendëskryeministër i Turqisë dhe ushtria e mënjanoi, me pretekstin se ai është rrezik për mbarë laicizmin!
Gjenerali i ushtrisë, Kenan Efrim bëri puç ushtarak dhe pastaj e burgosën tre vjet. Pasi doli nga burgu, themeloi partinë Refah.
Erbakani nuk ishte larg jetës së masave myslimane. Ai pati qëndrime kundra Israelit dhe ndërmjetësime të mira në konfliktet mes luftëtarëve afganë. Alia Izetbejgoviç thotë për të në ditarin e tij: E ngritëm republikën tonë me tridhjetë pushkë, që na solli fshehurazi Erbakani!
Erbakani nuk ishte prej kalifëve rashidinë, por ishte njeri mysliman në një shtet laik, që e shihte Islamin si rrezik ndaj tij. Në këtë situatë dhe në këtë mjedis punoi Erbakani, e kjo është ajo, të cilën nuk e kuptojnë kritikët e tij. Ne, shpeshherë kritikojmë, sepse ne nuk e kuptojmë realitetin dhe as nuk i vlerësojmë rrethanat e të tjerëve. Një ditë, dërrasa i tha gozhdës: Më ke biruar! Gozhda ia ktheu: Sikur të kishe parë çekiçin mbi kokën time, atëherë do të më kishe justifikuar!
E vërteta duhet të thuhet, se Turqia sot po korrë frytet, e asaj që mbolli Erbakani në kohën kur në Turqi provimi i hyrjes në ushtri ishte, që kandidati të përvilte gjunjët e tij, në mënyrë që oficeri të shikonte shenjat e sexhdes në kupat e gjurit, e pastaj ai të refuzohej nga ushtria!
Edhem Sherkavi – gazeta El-Vatan El-Katarije
Nga: Lavdrim Hamja








