Neymar e ka thirrur 5 herë Barcelonën dhe dëshiron patjetër rikthimin

Neymar ka kontaktuar bordin e Barcelonës për herë të pestë duke iu kërkuar për një rikthim. Kështu shkruan gazeta “El Mundo”, të cilët raportojnë se kontakti mes futbollistit dhe klubit spanjoll ka qenë babai i tij, i cili personalisht e ka thirrur Bartomeun dhe anëtarë të tjerë të bordit të drejtorëve. Ky informacion vjen për të plotësuar një tjetër, të raportuar më 25 dhjetor nga gazetas “AS”. Burimet e “El Mundo” i konfirmuan kësaj gazete se thirrjet e tyre janë konstante dhe se që nga viti 2020 Neymar ka një klazolë dalje prej 160 milionë euro. Jo si kjo këtë verë. “El Mundo” pohon tutje se babai i Neymar ka pranuar se djali i tij ka gabuar që ka nënshkruar me PSG dhe gjithashtu se ai është i zhgënjyer dhe i vie shumë keq.