Banania, fruti i verdhë ekzotik jo vetëm që është i shijshëm, por na ofron shumë më shumë përfitime shëndetësore nga se mund të kemi menduar.
Një banane në ditë pastron organzimin nga toksinat, mban sytë të shëndetshëm, lëkurën e lëmuar dhe ju ngre humorin. Nëse mendoni se me kaq mbaruam, gaboni.
Jo të gjithë e di se bananet janë të pasura me antioksidantë, të cilat ndihmojnë per të mbrojtur trupin nga radikalet e lira.
Bananet forcojne sistemin nervor dhe na ndihmojne të humbim peshë më lehtë. Janë një burim i mirë mirë i potasiumit, magneziumit dhe vitaminë B6.
Një banane përmban 450 mg kalium, 30 gram karbohidrate, 3 gram fibra, 19 gram sheqer dhe 1 gram proteina.
Më poshtë dietologia Rolina Naço liston 5 përfitimet shëndetësore nga konsumi i bananes.
-Një nga frutat me përmbajtje shumë të lartë në kalium (ndihmon personat që vuajnë nga hipertensioni).
-Parandalon depresion ose gjendjen e trishtuar pasi përmban një sasi shumë të lartë në triptofan (aminoacid) i cili transformohet në seritoninë – neuroritrasmetuesi që na bën të ndihemi të lumtur.
-Një vakt ideal para palestrës.
-Të gjithë personat që kanë probleme me gastritin ose kane reflukse të shpeshta mund ta konsumojnë edhe çdo ditë për të balancuar aciditetin në stomakun e tyre, sidomos kur kalojnë orë të gjata pa konsumuar ushqim.
-Ndalon dhimbjen muskulore (tendinat e dëmtuara) pasi përmban një sasi shumë të lartë kaliumi (kripërat minerale ndihmojnë në largimin e dhimbjeve dhe në parandalim e këtyre kontraktimeve).