Ballina Lajmet Kosovë “Nga Gjermania në Prishtinë dhe nga Kosova në Berlin”- urimi i ambasadës...

“Nga Gjermania në Prishtinë dhe nga Kosova në Berlin”- urimi i ambasadës gjermane për 18-vjetorin e Pavarësisë

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka uruar 18 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Në një video të publikuar në Facebook, theksohet se ky Gjermania mbetet krenare për partneritetin e fortë me Kosovën.

Aty theksohet se kosovarët që jetojnë në Gjermani e mbajnë të gjallë lidhjen mes dy vendeve.

“Nga Gjermania në Prishtinë dhe nga Kosova në Berlin, ne nderojmë një miqësi të ndërtuar mbi demokracinë, lirinë dhe respektin e ndërsjellë. Si një nga vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës në vitin 2008, Gjermania mbetet krenare për një partneritet të fortë dhe afatgjatë — të ndërtuar shumë kohë para pavarësisë dhe të forcuar çdo ditë që prej atëherë. Gati 600,000 kosovarë që jetojnë në Gjermani e mbajnë të gjallë dhe të fuqishme lidhjen mes vendeve tona, duke pasuruar të dyja shoqëritë dhe duke thelluar të ardhmen tonë të përbashkët. Në moshën tetëmbëdhjetëvjeçare, Kosova është një histori e vërtetë suksesi. Le të vazhdojmë së bashku të shkruajmë kapitullin e radhës të një të ardhmeje të ndritur dhe të përbashkët”, thuhet nga ambasada gjermane