Nga kryeministër në një të papunë, ky është rasti i David Cameron

David Cameron, ish-kryeministri i Britanisë, tani është parë të shëtisë lirshëm në Disneyland Paris, raporton The Mirror.

Ai me këtë ka treguar se nuk është e domosdoshme që nëse një here bëhesh politikanë duhet gjithë jetën të rrish politikan ose të vraposh pas pozitave.

Cameron që prej pas lënies së pozitës së kryeministrit nuk është marrë me ndonjë punë tjetër.

Ai shumë shpesh është fotografuar ku shihet të bëjë një jetë modeste.

Ish-kryeministri i Britanisë është tërhequr plotësisht nga skena politike, sipas Mirror ai ka blerë një kasolle në një zonë periferike të Londrës, ku vetëm në oborrin e tij ka investuar mbi 25 000 sterlina.

Ai madje thuhet se ka nisur edhe pirjen e duhanit. /albeu.com/