Ballina Lajmet Kosovë Nga nesër do të ketë ndërprerje të qarkullimit të kamionëve në të...

Nga nesër do të ketë ndërprerje të qarkullimit të kamionëve në të gjitha PKK me Serbinë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se nga nesër në ora 12 :00, do të ketë ndërprerje të qarkullimit të kamionëve, në të gjitha PKK me Serbinë.

Kjo do të bëhet për shkak të një proteste si pasojë e masave të ndërmarra nga BE për shoferët e kamionëve të rajonit.

Sipas njoftimit protesta do të mbahet në territorin e Serbisë dhe mund të zgjasë shtatë ditë.

“Këto protesta do të ndikojnë në qarkullimin e mjeteve të transportit, mallrave dhe mbingarkojnë trafikun në zonat kufitare të RKS me vendet e rajonit, që janë përfshirë në protesta. Për më tepër shoqatat e transportit të mallrave ose shoferët e kamionëve mund të mbajnë kontakte me homologët e tyre ose kolegët e tyre në rajon”, thuhet në njoftim.