Nga nesër mbyllet një segment i rrugës Prishtinë-Mitrovicë, shkaku i punimeve

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se nesër bëhet mbyllja e segmentit nga dalja e Vushtrrisë deri në fshatin Smrekonicë, për shkak të zhvillimit të punimeve të rrugës Prishtinë-Mitrovicë.

“Ju njoftojmë se duke filluar nga nesër 25 mars 2022 (e premte), do të bëhet mbyllja e në pjese të rrugës Prishtinë-Mitrovicë, përkatësisht segmenti nga dalja e Vushtrrisë deri në fshatin Smrekovnicë Loti 3, pasi që në këtë pjesë do të zhvillohen punimet e asfaltimit të kësaj rruge.”, thuhet në njoftimin për media.

Tutje u theksua se për shkak të zhvillimit të këtyre punimeve do të shfrytëzohet rruga alternative, transmeton lajmi.net.

“Punimet në këtë segment do të fillojnë nesër më 25 mars 2022, nga ora 07:00 e mëngjesit dhe do të përfundojnë me 27 mars 2022 (e diele). Kërkojmë nga ana e qytetarëve mirëkuptim, pasi që punimet në fjalë do të realizohen më shpejt dhe më sigurt.”, shtohet tutje në njoftim.