Tifozeria e Novi Pazarit u përlesh fizikisht me tifozët polakë që brohoritën “Kosova është Serbi” . Ajo përleshje shte shpërthimi i një të vërtete të mohuar për dekada. Ishte zemra shqiptare që nuk po pranon të nëpërkëmbet. Ishte Sanxhaku që bërtiti në emër të të gjithë atyre që janë heshtur, nënçmuar, dhe lënë pas dore nga vetë bijtë e kombit të tyre.
Vëllezër, atje vlon gjaku për Rilindje Kombëtare. Dhe kush nuk e sheh këtë, ose është i verbër, ose është i shitur. Nuk është rastësi që rinia e Novi Pazarit, që për dekada është rritur mes presionit të asimilimit dhe terrorit shtetëror serb, e ndjen veten më afër Kosovës sesa Beogradit. Sepse gjaku nuk tradhton. Janë gjuha, emrat, feja, zakonet dhe historia nuk fshihen me propaganda.
Sanxhaku ka qenë gjithmonë më shumë se një tokë: ka qenë urë rezistence, tokë, Vatan, për të cilin gjyshërit tanë luftuan me armë në dorë! Sanxhaku duhët të bëhët vatër e mendimit kombëtar dhe flakadan i krenarisë sonë. Nga ato male e fusha kanë dalë burra që ia kanë dhënë gjakun atdheut , pa kërkuar asgjë në kthim. Dhe sot, në këtë kohë zhburrërimi të elitave politike në Tiranë, Prishtinë e gjetkë, pikërisht nga Sanxhaku po vjen një zë që kërkon ringritjen e kombit mbi themelet e vjetra: me moral, me drejtësi, me bashkim shpirtëror.
Në ditët e fundit, gjithnjë më shumë djem e vajza nga Novi Pazari, Tutini, Sjenica e më tej, po e shqiptojnë hapur atë që për dekada është shtypur: se ata janë shqiptarë, se historia e tyre nuk fillon me kufijtë e Serbisë, dhe se e ardhmja e tyre është me kombin amë. Dhe ky nuk është vetëm një zgjim identitar romantik,por është akt rezistence politike, kulturore dhe shpirtërore kundër një shteti që për dekada ka dashur t’i asimilojë, t’i heshtë, t’i fshijë.
Sanxhaku nuk është “çështje serbe”. Sanxhaku është plagë shqiptare. Dhe si e tillë kërkon kujdes, vëmendje dhe përfshirje kombëtare. Nuk mund të flasim për bashkim kombëtar pa e përfshirë Sanxhakun në hartën e ndjenjës dhe vizionit tonë politik. Nuk mund të ndërtojmë një Rilindje të re pa përfshirë bijtë tanë që sot jetojnë nën dhunën institucionale të Beogradit, por me zemrën në Tiranë dhe Prishtinë.
Sanxhakut i duhën mësues!Le të organizohet një platformë kombëtare për përgaditjen e mësuesve!A mos vallë Kosova i harroi mësuesit që erdhën nga Shqipëria dikur?
Të thirren masivisht studentë nga Sanxhaku për studime në Prishtinë dhe Tiranë! Të financohen studimet e tyre! Të financohen studimet e tyre edhe në Univerzitete botërore!
Hoxhallarët e Sanxhakut të ndihmojnë zgjimin e ndërgjegjës shqiptare! Askush më mirë se ata nuk e di se; Fe pa Atdhe nuk ka! Islami dhe shqiptarizma janë binom i pa ndashëm,dhe vetëm në Shtetin Shqiptar të Bashkuar, Islami do të kultivohet i lirë, i pa ndikuar,për të shfaqur madheshtinë e tij siç i takon!
Sanxhaku nuk është diasporë. Është pjesë e trungut shqiptar. Prandaj, çdo qytetar i Sanxhakut që e deklaron identitetin shqiptar duhet të pajiset menjëherë me shtetësinë e Kosovës si e drejtë e trashëguar.
Të gjithë flasin për përfaqësim të minoriteteve, por askush nuk guxon të thotë se shqiptarët e Sanxhakut janë të përjashtuar nga vetë përfaqësimi i tyre.
Është koha që të krijohet një kuotë e veçantë për përfaqësues të Sanxhakut në Kuvendin e Kosovës. Ata janë pjesë e kombit dhe duhet të jenë pjesë e shtetit.
Sanxhaklinjt në Parlamentin e Kosovës janë borgj historik!
Sanxhaku është pjesë e shpirtit tonë shqiptar. Miopët e zhburrëruar të politikës në Prishtinë dhe Tiranë as që flasin për Sanxhakun në takimet diplomatike!Edhe më keq, as që e kosiderojnë përgjegjësi kombëtare, dhe kur lexojnë diçka si kjo i varin turinjt! E konsiderojnë barrë diplomatike!
FSK ja, përveq zhvillimit dhe armatosjës së saj në Kosovë, duhët të mendojë, të ngreh një diktrinë ushtarake që përfshin Sanxhakun! Armët e luftës , edhe ata duhët t‘i kenë të sigurta nëpër depo dhe magazina në Kosovë!
Të thirrën rekrutë dhe studentë nga Sanxhaku për tu shkolluar nëpër Akademi të ndryshme ushtarake!
As agjenturat tona të mos rrijnë duarkryq!Në tokën e frytshme është mëkat të mos mbillet!
Këto, dhe të tjera si këto janë detyra kombëtare, përfshirë edhe shpërndarjen e këtij shkrimi!
Korab Blakaj








