Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Nga shtatori ndalohen smartphonët dhe tabletat në shkolla

Nga shtatori ndalohen smartphonët dhe tabletat në shkolla

Smartphonët dhe tabletat do ndalohen në të gjitha shkollat franceze këtë vit akademik pasi një ligj i ri u votua dje (30 korrik) në Parlament.

Ndalimi i celularit do të zbatohet për të gjithë nxënësit deri në moshën 15 vjec. Ligji do të fillojë që në shtator të këtij viti.

Ligji i ri përmbush një premtim që nga fushata e Presidenti Emmanuel Macron, por është kritikuar nga opozita si një “marifet publiciteti”.

Opozita e ka quajtur projektligjin ‘kozmetik’ dhe tha se nuk do të ketë ndonjë ndikim në jetën reale.

/Ora News.tv/