Nga viti i ardhshëm, Toyota do të ofrojë Hiluxin me naftë me sistem të lehtë hibrid

Përveç sistemit hibrid të butë 48 volt, motori turbodiesel me katër cilindra 2.8 litra i Hilux ndihmohet nga një motor elektrik, i cili ka 16 kuaj fuqi.

Blerësit në Evropë që po mendojnë për blerjen e modelit pick-up të Toyota-s Hilux nga viti i ardhshëm, do të mund të llogarisin në versionin e njohur turbodiesel, i cili mbështetet nga një sistem hibrid i butë 48 volt, me të cilin Hilux “Double Cab” do të jetë disi më e fuqishme dhe ekonomike.

Hilux Hybrid 48V fuqizohet nga një motor i njohur turbodiesel me katër cilindra 2.8 litra me 204 kuaj fuqi,

Me motorin elektrik, mbërrijnë 16 “kuaj” shtesë, kurse nga Toyota thonë se Hilux pjesërisht i elektrizuar i “forcuar” me një sistem të përmirësuar ndalimi/nisjeje, do të konsumojë mesatarisht 5 për qind më pak karburant në krahasim me versioni jo hibrid.

Kursimit i ndihmon edhe e dhëna që motori elektrik mund ta vë në lëvizje veturën në shpejtësi të vogla, kurse kur lëviz me motorin turbodiesel bën deri në vetëm 600 rrotullime.