Ngjyra e re quhet “Olo”

Është një tonalitet mes blusë dhe jeshiles, por më e ndritshme dhe intensive

Quhet “Olo” ngjyra e re që i shtohet shumllojshmërisë së koloreve. Është një tonalitet mes blusë dhe jeshiles, por në krahasim më të tjerat, është më brilante dhe intensive. Është zbuluar dhe dalluar nga një grup kërkuesish të Universitetit Berkley të Kalifornisë dhe është vërejtur te vetëm 5 kërkues vullnetarë. Ata morën pjesë në një eksperiment “ad-hoc” ku qeliza specifike të syve janë stimuluar me laser.

Për të parë ngjyrën e re, duhej dërguar trurit një sinjal kromatik që nuk verifikohet kurrë në vizionin natyral, që do të thotë se në botën reale me sy të lire, ngjyra “Olo” nuk mund të dallohet.

Nga eksperimentet rezulton se ngjyra e vrojtuar nga 5 kërkuesit me stimulimin specifik, është më e forta që kanë parë ndonjëherë në krahasim me çdo ngjyrë të botës reale dhe ajo që i përafrohet me tepër në ekranin e një  kompjuteri është e gjelbër e ujtë.