Nis java kundër korrupsionit

Koalicioni i organizatave joqeveritare “Java Kundër Korrupsionit 2017” sot mban konferencë.

Përfaqësuesit e koalicionit të OJQ-ve në këtë konferencë do të prezantojnë qëllimin e organizimit të “Javës Kundër Korrupsionit 2017”, e cila mbështetet nga Ambasada Amerikane si dhe agjendën e detajuar të “Javës Kundër Korrupsionit 2017”.

Pjesë e koalicionit të OJQ-ve “Java Kundër Korrupsionit 2017” janë: Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Instituti GAP, Iniciativa për Proges (INPO), Organizata Çohu, Instituti KIPRED dhe Instituti Columbus.