Nis Konferenca e Sigurisë në Munih, pjesëmarrës edhe kryeministri Kurti

Konferenca e Sigurisë së Munihut do të nisë sot, 16 shkurt, dhe aty marrin pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla.

Si një prej ngjarjeve më të mëdha rreth sigurisë për rendin global, në të do të marrin pjesë 50 udhëheqës botërorë. Rusia dhe Irani nuk janë të ftuara.

Në panelin hapës për rendin botëror do të flasë Sekretari i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, që më vonë pason me diskutimin “SHBA-ja në botë” me hapjen nga zëvendëspresidentja Kamala Harris.

Në ditën e dytë të Konferencës do të flasë presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky në një panel të veçantë për Ukrainën, ku flet edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e të tjerë.

Të shtunën, 17 shkurt, në diskutimin për Ballkanin do të flasë kryeministri i Shqipërisë, presidenti i Maqedonisë së Veriut dhe senatorja amerikane Jeanne Shaheen.