Nis testimi i avionëve hibrid elektrik

Një kompani ajrore, do të provojë avionët hibridë elektrikë duke shpresuar që t’i përdorë ata për fluturimet tregtare të shkurtra.

“Star-Advertiser”, në Honolulu njoftoi se “Mokulele Airlines” dhe kompania e avionit me bazë në Los Angeles, “Ampaire”, po planifikojnë të testojnë një model hibrid që të fluturojë në fund të shtatorit apo në fillim të muajit tetor.

Sipas tyre një aeroplan hibrid do të siguronte kosto më të ulëta operative, si dhe rrugë shtesë dhe fluturime më të shpeshta, teksa shtuar se Hawaii është një vend i përshtatshem  për shërbimin, sepse komunitetet mbështeten në fluturime të shkurtra për të udhëtuar midis ishujve.