Nis tryeza e PDK-së me krerët e partive politike, mungojnë VV, Lista Serbe dhe SLS

Me ftesë të kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, sot po mbahet tryeza e krerëve të partive politike, që ka për qëllim arritjen e konsensusit politik për agjendën shtetërore të Kosovës.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po përfaqësohet nga lideri i saj, kryeministri Ramush Haradinaj, raporton lajmi.net.

Nga Lidhja Demokratike prezent është kryetari i komunës së Podujevës, Agim Veliu dhe shefi i Grupit Parlamentar, Avdullah Hoti.

Ndërsa Nismën Social-demokrate, po e përfaqëson Fatmir Limaj, AKR-në sekretari i partisë, Vesel Makolli dhe Alternativën, Ilir Deda.

Grupi i Deputetëve të Pavarur po përfaqësohet nga Dardan Sejdiu.

Lëvizja Vetëvendosje, Lista Serbe dhe SLS nuk janë pjesëmarrëse në këtë tryezë.