Një alternativë ndaj veturës elektrike – nis të lëvizë kamioni i parë me amoniak

Pesë herë më shumë autonomi se një kamion elektrik. Këtë po e premton kjo teknologji e re, e cila është ende në zhvillim e sipër.

Amogy është një kompani amerikane me bazë në Brooklyn, e cila tashmë ka testuar me sukses përdorimin e amoniakut (NH3) në dy sisteme.

Më saktë, një dron i vogël 5 kW dhe më vonë një traktor bujqësor John Deere me mekanikë 100 kW.

Sistemi i shtytjes, i cili aktualisht është në zhvillim e sipër, lejon që amoniaku të zbërthehet në hidrogjen dhe përdorimi pasues për të prodhuar energji elektrike në një qelizë karburanti.

Amogy tani po zhvillon një kamion me këtë teknologji, i cili do t’i japë automjetit të ri pesë herë më shumë se sa, për shembull, një kamion elektrik me bateri – Tesla Semi.

Kamioni Amogy mund të prodhojë deri në 900 kWh pas mbushjes së tre rezervuarëve të amoniakut, ku procesi i mbushjes zgjat jo më shumë se tetë minuta. Kjo redukton në mënyrë drastike kohën e karikimit prej disa orësh që u duhet automjeteve të transportit elektrik për të rifituar autonominë e tyre maksimale.

Amoniaku (një përbërës i azotit dhe hidrogjenit) ka një dendësi energjie tre herë më të madhe se hidrogjeni, gjë që e bën ruajtjen dhe transportin dukshëm më me kosto.

Amoniaku është i disponueshëm në mbarë botën dhe është një zgjidhje që mund të shtrihet në sektorë të tjerë të transportit përveç transportit rrugor.

Amogy dhe partnerët e saj, prodhuesi gjerman i motorëve Man Energy Solutions dhe kompania finlandeze e teknologjisë Wartsila, testuan kamionin me qeliza karburanti me amoniak në laboratorët e Universitetit Stony Brook në New York. Tani gjithçka është gati për testet përfundimtare të rrugës.