Një femër dhe dy meshkuj të dyshuar të përfshirë në shpërthimin në Stamboll

Sinem Koseoglu

Sinem Koseoglu nga Al Jazeera, duke raportuar nga rruga Istiklal, tha se tre të dyshuar ishin të përfshirë në shpërthim e sotshëm në Stamboll.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan “përmendi se i dyshuari kryesor [në incident] është një femër”, tha Koseoglu, duke shtuar se zyrtarët besojnë se ajo është një anëtare e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).

Koseoglu tha se e dyshuara raportohet se hodhi një qese me eksploziv në mes të rrugës të mbushur me civilë, dhe ajo shpërtheu disa minuta pasi ajo u largua.

“Nga burimet e mia mësova se dy të dyshuarit e tjerë janë dy djem shumë të rinj që kanë lindur pas vitit 2000,” tha ajo gjithashtu. /mesazhi