Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Një fëmijë dëshmorë nga plumbat izraelit në juglindje të qytetit të Gazës

Një fëmijë dëshmorë nga plumbat izraelit në juglindje të qytetit të Gazës

Një fëmijë ka rënë dëshmor mbrëmjen e së dielës si pasojë e të shtënave me armë zjarri nga forcat izraelite në juglindje të qytetit të Gazës.

Burime mjekësore njoftuan se fëmija Muhamed Al-Serhi (16 vjeç) u qëllua për vdekje nga ushtria izraelite pranë Xhamisë Salahuddin në lagjen Al-Zeitun, në juglindje të Gazës. Me këtë rast, numri i të vrarëve që nga orët e mëngjesit është rritur në katër persona.

Me vdekjen e këtyre katër qytetarëve, numri i përgjithshëm i dëshmorëve që nga marrëveshja e armëpushimit më 11 tetor të vitit të kaluar ka arritur në 580, ndërsa numri i të plagosurve në 1.544. Deri më tani janë nxjerrë nga rrënojat 717 trupa. /mesazhi