Një fëmijë i plagosur rëndë nga zjarri i ushtrisë izraelite në Qalqilia

Një fëmijë 12-vjeçar u plagos rëndë në kokë sot pasdite në qytetin Qalqilia, pasi u qëllua me armë zjarri nga forcat izraelite pranë hyrjes veriore të qytetit. Sipas Kryqit të Kuq Palestinez, fëmija u dërgua menjëherë në spital për trajtim urgjent.

Forcat izraelite kishin hyrë më herët në qytet dhe ishin shpërndarë në disa lagje, veçanërisht në lagjen Kafr Saba, ku përdorën municion të vërtetë dhe plumba metalikë të veshur me gomë. Prej orëve të mëngjesit, ushtria ka vijuar me kontrolle, bastisje dhe kërkime të gjera në shtëpitë e banorëve. /mesazhi