Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Një gazetar që duhet me i këndu…!

Një gazetar që duhet me i këndu…!

Enver Robelli

Marrëzitë e një reagimi plot mllef ndaj shpikësve dhe të algjebrës

Enver Robelli s’mund të thuhet se është gazetar i keq. Kjo në përgjithësi. Në veçanti, bëhet shumë i keq, hem si gazetar e hem si njeri, sapo i kërcen damari për të shfryrë kundër muslimanëve.

Edhe ai, si të ngjashëm me të në median shqiptare, nuk e kanë për gjë që të sulmojnë besimin e atyre me të cilët bashkëjetojnë, pa mundur kurrë të thonë apo artikulojnë qartë se ç’e keqe u ka ardhur prej tyre. Sillen e përsillen në shtjella urrejtjeje krejt irracionale, si të ishin nën pushtet xhindësh, e nëse s’e pranojnë këtë trashendencë që vjen nga narrativa fetare, si të ishin të sëmurë psiqikë.

Sepse, ja ç’shkruan së fundi Robelli, nën nervin gjithnjë irracional pas vendimit të strukturave të arsimit në Prishtinë për një zhvendosje të lehtë ore në nisjën e mësimit, për shkak të agjëruesve të shumtë si mes nxënësve e si mes mësimdhënëse, ku veçojnë dy absurditete, si vulëvënëse e gjithë absurdit në shkrimin e tij të mllefosur.

“Prindër të papërgjegjshëm që u bëjnë presion fëmijëve të agjërojnë”, shkruan pabesueshëm ky gazetar. Po si arrin në këtë konkluzion? Është ky një përfundim empirik në bazë të një vazhgimi dhe mbledhje të dhënash nga terreni? Sigurisht që jo. Po ta bënte këtë gjë, do turpërohej nga ajo që ka shkruar. Eshtë thjesht një fiksasion i tij, një marrëzi që vetëm urrejtja, ajo më ulëta që e shëmton qenien njerëzore mund ta prodhojë.

Dhe vijon me profka të çmendura, si të shkruante nga çmendina:

“Fëmijë të indoktrinuar dhe të manipuluar që bullizojnë fëmijë të tjerë se ‘përse nuk po agjërojnë’, arsimtarë të dorëzuar apo të pafuqishëm përballë propagandës fetare, politikanë të paaftë të sektorit arsimor, të cilët nuk kanë guxim të ndalojnë agjërimin deri në moshën e pjekurisë së fëmijëve.

Nëse të rinjtë lejohen të votojnë tek nga mosha 18-vjeçare, pse bëhen lëshime në çështje fetare? Por, këto janë tema të vështira në një shoqëri, e cila në shkollë para algjebrës e zgjedh avdesin dhe para logjikës ilahitë arabe që nuk i kupton askush”.

Po si u ndaloka agjërimi kur nuk është ndaluar dot as në diktaturë?” Dhe ç’lidhje ka agjërim me moshën e votimit?!

Por më qesharak bëhet kur përballë algjebrën me avdesin, ndërkohë që algjebra është bash një shkencë e muslimanëve, pra e atyre që marrin avdes para se të falen.

Dhe nuk ndalon me keq, për gjynah. “Ilahitë arabe që nuk i kupton askush”. E para, nëse e di arabishten sigurisht që i kupton, nëse nuk e di sigurisht që nuk i kupton. Pra jo “askush”. Ihahitë janë zhanër artistik, të cilat dikush i pëlqen e dikush jo, siç çdo zhanër tjetër nga bota e muzikës, me ose pa instrumenta. Mundet që Rrobelli mos ta kuptojë dhe “Let It Be” të Bitëllsave, nëse nuk di mirë anglisht, po ku është përgjegjësia e britabnikëve këtu?!

Ndaj, për Enver Robellin nuk mbetet veçse me i këndu, jo ilahi, natyrisht!