Një grua gjendet e vdekur në bunar

Policia raporton se në fshatin Ranoc të Klinës një grua është gjetur pa shenja jete në bunar në oborrin e shtëpisë së saj.

Njësiti i zjarrfikësve ka nxjerrë trupin e pajetë nga bunari, kurse ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për autopsi.