Një grup prej 152 ekstremistësh hebrenjë, të shoqëruar nga policia izraelite, pushtuan oborrin e Al-Aksës, raporton Anadolu Agency (AA).
Drejtoria për Vakufe në Kuds, bëri të ditur se dhjetra ekstremistë hebrenjë hynë në oborin e Al-Aksës.
Në njoftimin e saj, thuhet se ekstremistët hebrenjë në mesin e të cilëve ka pasur 47 ushtarë, kanë cenuar shenjtërinë e xhamisë.
Këto ditë pritet një dyndje e madhe e hebrenjëve në Al-Aksa, nga shkaku i festës së tyre Pesaha.