Një hebre fanatik vari kokën e një gomari në një varrezë muslimane afër xhamisë Al-Aksa

Një hebre fanatik ka varur një kokë gomari të prerë në një varr në varrezat muslimane afër xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Në deklaratën me shkrim të guvernatorit të Kudsit të Palestinës thuhet se një hebre fanatik, identiteti i të cilit ende nuk është përcaktuar, ka hyrë në varrezat muslimane.

“Personi në fjalë ka varur një kokë gomari të prerë në varr dhe se një numër i madh i policëve izraelitë kanë ardhur në varreza pasi kanë dëgjuar për këtë sulm të shëmtuar”, thuhet në deklaratë.

Policia izraelite ende nuk ka dhënë deklaratë lidhur me ngjarjen.

Hebrenjtë fanatikë herë pas here kryejnë sulme të shëmtuara ndaj objekteve fetare që u përkasin muslimanëve dhe të krishterëve.