Një i vdekur e dy të lënduar, policia jep detaje shtesë për aksidentin tragjik në Drenas

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë për aksidentin me fatalitet që ka ndodhur dje në Korreticë të Drenasit.

Policia ka bërë të ditur se është arrestuar i dyshuari, i cili në rrugën nacionale Pejë – Prishtinë afër parkut të biznesit  derisa kishte qenë duke e drejtuar automjetin kishte shkaktuar aksident në të cilin aksident kishin qenë të përfshira pesë vetura me targa vendore.

Si pasojë e aksidentit lëndime vdekjeprurëse kishte pësuar viktima vdekjen e të cilit në vendin e ngjarjes e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Si pasojë e aksidentit edhe dy persona tjerë  një mashkull dhe një femër kanë pësuar lëndime  të lehta trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, kurse i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.