Një vetaksidet me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në rrugën nacionale Pejë–Prishtinë, në afërsi të Komoranit në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.
Siç ka njoftuar Policia e Kosovës në këtë aksident janë lënduar tre persona.
“Sot, rreth orës 05:30, në rrugën nacionale Pejë–Prishtinë, në afërsi të Komoranit, është shkaktuar një aksident trafiku me pasoja fatale. Si pasojë e aksidentit (vetaksidentit), një person ka humbur jetën, ndërsa tre persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore. Njësitë kompetente policore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë duke zhvilluar hetimet për sqarimin e rrethanave të rastit”, ka njoftuar për teve1.info, zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.







