Kryeministri holandez Mark Rutte ka befasuar të gjithë kur morri leckën e pastrimit dhe fshiu rrëmujën që kishte shkaktuar në parlament.
Rutte, i cili ishte duke hyrë në parlament teksa mbante një kafe casti në dorë, aksidentalisht e kishte derdhur kafenë, gjë që “alarmoi” pastrueset që erdhën në vend për te pastruar.
Por Rutte, i cili është i njohur për prakticizmin e tij, nuk pranoi që sherrin e tij ta pastroj dikush tjetër, dhe mori në dorë leckën për të fshirë mbetjen e kafesë nga dyshemeja.
Gjesti i tij u duartrokit nga pastrueset e shumta që ishin mbledhur, dhe kjo ngjare s’kishte si të mos kapej edhe nga videot. /Mesazhi/
https://www.youtube.com/watch?v=Rn3t4XnNPhg








